Adoleshentja kanadeze fiton llotarinë, 48 milionë dollarë me biletën e parë

Kur Juliette Lamour fitoi një xhekpot të lotos në provën e saj të parë, adoleshentja iu drejtua menjëherë një këshilltari financiar, ose babit, siç e quan ajo.

18-vjeçarja sapo mori 48 milionë dollarë kanadezë, duke u bërë kanadezja më e re që ka fituar një çmim kaq të madh.

Megjithatë, studentja e universitetit planifikon të përfundojë studimet dhe të bëhet mjeke.

“Po qaja, lot gëzimi sigurisht”, tha ajo në Ontario Lottery and Gaming Corporation të premten teksa festonte fitoren e muajit të kaluar.

“Ende nuk mund ta besoj se kam arritur jackpotin e Topit të Artë në biletën time të parë të lotarisë!”, shtoi ajo. /albeu.com

 


Shtuar 4.02.2023 07:36