Abuzuan me tenderin e uniformave, çfarë kërkon SPAK për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Ka nisur në orën 10:00 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë përfshirë në abuzimin e tenderit të uniformave të policisë së Shtetit, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve.

SPAK do kërkojë burg për 8 nga 9 zyrtarët ndërsa për 1 tjetër do kërkohet masa e arrestit të shtëpisë. Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin. ndërkohë hetimet janë në vijim ku SPAK është duke kryer hetime intensive edhe për persona të tjerë dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Të arrestuarit dhe masat e sigurisë:

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.


Shtuar 12.07.2021 10:25