Zbardhet skema e abuzimit të dy drejtorëve, një përgjegjësi dhe një specialisti në Bashkinë e Korçës, të cilët shpërdoruan detyrën duke shkaktuar 30 milion lek dëm.
Burime nga grupi hetimor, bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur shkelje ne procedurën e lejeve të ndërtimit për afro 20 subjekte.
Sipas po të njëjtave burime të proceduarit, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit, ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregtisë kjo taksë është 8% e vlerës së investimit.