Policia sekuestroi armë dhe mina, kush janë të arrestuarit

Ervin Turtulli, 45-vjeç dhe Elorjan Tanka, 44- vjeç, janë të arrestuarit pas kontrolleve nga policia ku u gjetën 3 mina.

Në banesën e Ervin Turtullit, janë gjetur në banesë një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në banesën e Elorjan Tankës, policia ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.


Shtuar 12.04.2024 12:28