Është dënuar me 25 vite burgim babai 48-vjeçar në Greqi, i cili ka abuzuar seksualisht me shoqet e fëmijëve të tij.
Protothema.gr shkruan se autori abuzonte me të miturat kur ato vinin në shtëpi për të luajtur me fëmijët e tij.
Mësohet se i dënuari është baba i katër fëmijëve.
Ai ka mohuar akuzat në gjyq, duke pretenduar se është i pafajshëm.
“Unë nuk jam një person i tillë”, ka thënë ai në gjykatë.
Sipas akt akuzës pwr veprat e mësipërme janë kryer në periudhën 2015-2019, në një periferi të Selanikut, ndërsa viktimat, ishin të moshës 6 deri në 12 vjeç.
Hetimi penal i çështjes ka nisur në shtator 2020, pas një padie nga nëna e një nga të miturat.
Një vit më vonë, 48-vjeçari është lënë në masën e paraburgimit në burgun e Grevenës, ku do të kthehet për të vuajtur dënimin për 25 vite burg./albeu.com