Abuzoi me vajzën e shokut, ky është 55-vjeçari që përdhunoi të miturën në Tiranë (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia ka vënë në pranga shtetasin Astrit Terolli, 55-vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 11 vjeç.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se 55-vjeçari është shok me babain e vajzës së abuzuar.

Ata i përkasin komunitetit rom dhe janë nga Saranda, por jetojnë me qira në Tiranë.

Mësohet se Terolli ka shkuar për vizitë në familjen e shokut. Në shtëpi, ai ka gjetur vetëm vajzën e shokut dhe duke përfituar nga rasti, ka abuzuar me të. Nga kryerja e ekspertizës, rezulton se 55-vjeçari ka abuzuar me të miturën./albeu.com


Shtuar 16.11.2022 17:18