Ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.
Sipas informacioneve nga gazetarja Klodiana Lala, seanca është mbyllur teksa nuk janë ndryshuar masat e sigurisë, përveç Alfred Nikollës.
Ndonse më herët ish-ministri ka kërkuar që të lirohet me garanci pasurore, 5 milionë lekë.
Gjykata ka lënë sërish në qeli Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, ndërkohë masat e tjera janë të pandryshuara.
Vetëm Alfred Nikollit iu lehtësua masa nga arrest në burg në arrest shtëpie.