Presidenti francez Emmanuel Macron, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë në SHBA për abortin.
Macron është shprehur se aborti është një e drejtë themelore për të gjitha gratë, duke shtuar se sot shpreh solidaritetin me të gjitha gratë.
“Aborti është një e drejtë themelore për të gjitha gratë. Ne duhet ta mbrojmë atë. Dëshiroj të shpreh solidaritetin tim me të gjitha ato gra, liritë e të cilave u cenuan sot nga Gjykata e Lartë e SHBA”, shkroi Macron në llogarinë e tij në Twitter.
Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi sot vendimin e Rowe kundër Wade të vitit 1973, i cili njihte të drejtën kushtetuese të gruas për abort në të gjithë vendin, duke hequr teknikisht të drejtën kushtetuese federale për abortin në Shtetet e Bashkuara dhe duke u dhënë shteteve amerikane mundësinë për të miratuar ligje që e ndalojnë atë./albeu.com