Pajisjet e avullimit, të njohura gjithashtu si cigare elektronike, kanë marrë një përdorim të gjerë nga të gjithë, sidomos të rinjtë dhe adoleshentët.
CDC raportoi se 19.6% e nxënësve të shkollave të mesme dhe 4.7% e nxënësve në shkolla të nivelit më të ulët, aktualisht përdorin cigare elektronike, raporton albeu.com.
Presioni shoqëror ose i bashkëmoshatarëve është raportuar si një nga arsyet më të zakonshme për rritjen e përdorimit nga adoleshentët. Strategjitë e marketingut dhe dezinformatat në mediat sociale mashtrojnë publikun në përdorimin e produkteve që përmbajnë nikotinë.
Produktet e avullimit perceptohen si një alternativë e sigurt dhe e padëmshme, ndryshe nga ato tradicionalet. Por, sidoqoftë, aerosolet e cigareve elektronike nuk janë të padëmshme. Ato mund të përmbajnë substanca potencialisht të dëmshme, përfshirë metalin e rëndë. Grimcat ultrafine të thithura dihet se shkaktojnë dëmtime të mushkërive.
Por ajo që është gjithashtu e rëndësishme të dini, është se ka një lidhje edhe mes cigareve elektronike dhe shëndetit mendor, raporton albeu.com.
Nikotona ndikon në shëndetin fizik dhe mendor të duhanpirësve. Ndikimi në shëndetin mendor është lënë në hije nga shqetësimet për shëndetin fizik. Në kundërshtim me besimin popullor, përmbajtja e nikotinës në disa pajisje avullimi është shumë më e lartë se cigaret e djegshme. Disa kokrra nikotine si pod Juul përmbajnë aq nikotinë sa një pako cigare.
Studiuesit kanë hulumtuar disa çështje të shëndetit mendor të lidhura me avullimin tek adoleshentët dhe të rinjtë. Varësia nga nikotina është shoqëruar me impulsivitetin, çrregullimet e humorit, ankthin, depresionin dhe madje vetëvrasje. Nikotina është studiuar dhe raportuar se ndikon në zona të caktuara të trurit që paraqet rrezik edhe për dëmtime afatgjata./albeu.com