A po fliste Suarez me Messin pas triumfit në La Liga? (FOTO LAJM)

Skuadra e Atletico Madridit ka triumfuar në luftën për titull në La Liga.

Atletico mposhti Valladolidin me rezultatin final në 2:1, duke fituar kështu trofeun e ligës spanjolle.

Pas ndeshjes u pa Suarez duke biseduar me kamerë në telefon teksa qante.

Uraguaiani po fliste me bashkëshorten e tij edhe pse u përhap lajmi se Messi e telefonoi atë, por kjo nuk ishte e vërtetë, pasi Suarez postoi një storie në Instagram që tregon se bisedoi me gruan e tij.


Shtuar 23.05.2021 09:40