A mund t’i konsumojmë vezët edhe pasi ka kaluar data e skandencës

Nëse data e skandencës në kartonin e vezëve ka kaluar, mos nxitoni duke i hedhur.

Ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që i hedhin ushqimet sa të shohin se ka kaluar data e skadimit dhe ata që i kontrollojnë dhe pas datës, nëse mund t’i përdorin. Këtë të dytën duhet ta bëni veç kur bëhet fjalë për vezët.

Arsyeja? Vezëve u duhet një kohë e gjatë që të prishem dhe jo gjithmonë duhet t’i besoni datës së kutisë prej kartoni, sepse ata shtypen disa herë. Kartoni ka një datë të stampuar për ditën që do të dalë në shitje, një kod tre shifror i quajtur “data Julian”, që është dita kur vezët futen në karton dhe një datë se deri kur mund t’i përdorni.

Kjo e fundit nuk është gjithmonë e domosdoshme sepse vezët qëndrojnë të freskëta midis tre dhe pesë javë përtej datës së shitjes. Por mos harroni që gjithmonë t’i kontrolloni para se t’i përdorni.


Shtuar 22.09.2022 21:09