A kishte shkruar numrin e telefonit? Fansja i jep letrën yllit të Barcelonës, si reagoi futbollisti (VIDEO)

Një “incident romantik” ka ndodhur me futbollistin e Barcelonës, pas ndeshjes së fundit në kampionat, kur ylli 20-vjear po jepte autografe dhe po bisedonte me tifozët e klubit.

Një video që u bë virale në mediat sociale tregon se një vajzë i jep Pedrit një letër, të cilën ai e fut në xhep, dhe të gjithë mendojnë se në të ishte shkruar numri i saj.

Ky nuk është incidenti i parë i tillë që përfshin një yll të ri të Barcelonës. Pak muaj më parë një tjetër e re kishte bërë të njëjtën gjë me Gavi edhe pas një eventi të organizuar nga Barcelona.

Në fakt, si Pedri ashtu edhe Gavi janë futbollistët më të njohur të Barçës në mosha të reja, veçanërisht në mesin e vajzave të reja. Në fakt, siç raportojnë mediat spanjolle, për këtë të fundit ka ndjenja edhe princesha Leonor, vajza e mbretit të Spanjës Felipe. /albeu.com


Shtuar 21.02.2023 14:33