A jeni i gatshëm të largoheni  për të bashkuar demokratët? Sali Berisha jep përgjigjen e prerë

Ish-kryeministri Sali Berisha dha një prononcim për mediat sot para Kuvendit në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend dhe brenda PD-së. Berisha ndër të tjera u pyet nga gazetarët nëse do të ishte i gatshëm të largohej, nëse ky do të ishte kushti i vetëm për të bashkuar demokratët.

Ish-kryeministri tha se kushti i vetëm që ai mund të pranojë është vota e lirë.

I ndalur tek deklarata e deputetes Grida Duma se bashkimi me ish-kryeministrin është një hap pas, tha se respekton çdo mendim.

-Deklarata e Grida Dumës se bashkimi me Berishën është një hap pas?

Berisha: Respektoj çdo mendim, unë e kam thënë qëndrimin tim dhe të PD. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre të cilët pranojnë votën e lirë.

-Nëse kushti i vetëm për të bashkuar demokratët dhe për t’i hapur rrugën një gare të drejtë, Do ishit i gatshëm të largoheshit?

 Berisha: Kushti i vetëm që mund të pranohet është vota e lirë. Mendoj që nëna e të gjitha problematikave është vota e lirë.

 

 

 

 

 


Shtuar 10.03.2022 15:03