A është Vis Martinaj viktimë e konflikteve me Ramën? Ja si përgjigjet Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se njëjtë si kërcënimet e Ramës ndaj Salianjit që u pasuan me burg, edhe kërcënimet ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u morën nga gazetari Sokol Balla.

I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha se edhe pse për Vis Martinajn nuk ka fakte apo prova se çfarë ka ndodhur me fatin e tij, gazetari Balla përforcoi tezën se ai mund të jetë zhdukur nga Rama.

Kjo sipas tij është artikuluar edhe në publik më herët, se Rama ka pasur konflikte me Martinaj për çështjen e lojërave të fatit dhe disa prona të blera përrreth shtëpisë së tij në Surrel.

Edhe kërcënimet e Salianjit me Ramën që u pasuan me burg, edhe kërcënimet për Bardhin u morën nga kolegu Balla. U morën se ju jeni kruajtur me Ramën, që ose e keni pësuar ose do e pësoni. Për Vis Martinajn s’ka fakte çka ndhodhur, ka pasur një linjë që ky ka pasur konflikt me Ranmën për lojërat e fatit dhe disa toka q ëka blerë përrreth shtëpisë në Surrel, e Balla forcon tezën se ky mund të jetë zhdukur nga Rama.

Dëgjoj për herë të parë se fati i Vis Martinajt mund të lidhet me fatin e Ramës, duke e bërë atë një zhdukje shtetërore. Është hera e parë qëë artikulohet publikisht si armiku i Edi Ramës mund të kesh fatin e Vis Martinajt.

Puna është të mos hysh te ata njerëz që të besosh se Vis Martinaj është zhdukur nga Edi Rama. Siçc thonë ky Rama të heq qafe o vëlla, këtij i ka dalë publikisht.


Shtuar 14.10.2024 23:30