A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri (FOTO)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ndezi kuriozitetin e ndjekësve që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale një kontratë martese dhe një unazë fejese, duke lënë të nënkuptohej se po përgatitej për një hap të madh në jetën private.

Së fundmi, në emisionin “E Diell” në Top Channel, Xheneta vendosi të tregojë më shumë detaje për lidhjen e saj. Ajo zbuloi se partneri nuk është një personazh publik dhe se preferon të mos ekspozohet në rrjete sociale.

“Është fytyrë publike. E zbulojmë me kohë. E kuptoj që mua do të më lidhin me persona të ndryshëm, por unë nuk e dua personin në krah të jetë fytyrë publike, as të ketë rrjete sociale,” – u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, Xheneta foli edhe për raportin e saj me Lumbardh Salihun, me të cilin për muaj të tërë u përfol përtej miqësisë. Megjithatë, ajo sqaroi:

“Partneri im nuk ka rrjete sociale, me Lumbardhin jemi miq. I kemi sqaruar hatërmbetjet që kemi pasur, përderisa unë dhe i dashuri im jemi në rregull.”

Deklaratat e saj i japin fund spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale. Megjithatë, ajo theksoi se preferon ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, duke mos dhënë ende detaje konkrete për identitetin e partnerit.

Për momentin, Xheneta duket e lumtur dhe e qetë në krah të të dashurit, por mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të zbulojë më shumë rreth marrëdhënies së saj.


Shtuar 22.09.2025 14:13