Një përditësim mbi gjetjet e një raporti mbi UFO-t, ose objektet fluturuese të paidentifikuara, siç quhen zyrtarisht, do të mbahet nga NASA.
Takimi do të zhvillohet në orën 16:00 me orën tonë, nga selia e organizatës në Uashington.
Gjetjet vijnë nga një ekip i pavarur studimor i porositur nga NASA në 2022 për të hetuar, i përbërë nga 16 shkencëtarë, specialistë të aeronautikës dhe të dhënave të udhëhequr nga astrofizikani David Spergel.