Ish-kryeministri Sali Berisha, u pyet në ABC ku ishte i ftuar, lidhur me ndërhyrjen e Voltana Ademit në primaret e mbajtura në Shkodër, ku fitoi Bardh Spahia.
Berisha nuk e ka mohuar, por është shprehur se nuk ka pasur asnjë lloj pakënaqësie mes demokratëve atje.
Berisha premtoi një rezultat historik në Bashkinë e Shkodrës, në favor të “Shtëpisë së Lirisë”.
“Nuk kam në mënyrë absolute asnjë ankesë, kam komunikuar me të gjithë kandidatët dhe kam zero ankesë. Por më lejo pak, këto ishin primaret e para të vërteta dhe do përmirësohen. Por në këtë proces unë informoj qytetarë dhe anëtarë të PD se lobingjet janë pjesë e këtij procesi. Nëse merr pjesë në këtë garë përpiqesh të lobosh që të marrësh mbështetës sa më shumë. Ose ti bën kalkulimet tuaja dhe e sheh se ti vërtet nuk fiton dhe ti bën një “deal” me personin që mendon se mund të fitojë. Këto janë pjesë të pandalshme në Primaret e SHBA dhe kudo. S’kam asnjë ankesë sot”, tha Berisha./albeu.com/