A e ka joshur ndonjë vajzë që ka qenë duke e ndjekur?! Përgjigjet gazetari Hoxha

Gazetari i njohur Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme është rrëfyer si kurrë më parë edhe për jetën e tij personale por dhe për profesionin e gazetarit investigativ.

Hoxha është pyetur Bylyku në emisionin e tij, nëse e ka joshur ndonjë femër që ka qenë duke e ndjekur dhe ka kërkuar t’i mbyllë gojën me mënyra të tjera.

Hoxha këtë pyetje e kaloi duke treguar këshillën e një shoku dhe deklaroi se nëse i afrohet një femër që ai nuk është duke e kërkuar, dikush mund t’ja ketë sjellë atij me keqdashje.

“Një mik dikur më ka dhënë dy këshilla, mbaj gjithmonë me vete një palë tuta sportive dhe një paruke për maskim dhe e dyta nëse të afrohet një femër që nuk je ti duke e kërkuar por ajo, dihet se dikush ta ka futur. Një periudhë kur shikonte ndonjë femër në sy ktheja kokën dhe thoja kush mund të ma ketë sjellë mua këtë”, theksoi ai./albeu.com


Shtuar 12.03.2021 08:48