Në një komunikim për mediat, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nuk e ka përjashtuar mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas, në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Pas mbledhjes së qeverisë, Balluku tha se baza ka të gjitha kushtet modern dhe është një aset që i përket NATO-s.
“Baza ajrore e Kuçovës është një aset që i përket NATO-s. Në koordinim të plotë me NATO-n nëse do të shikohet e nevojshme, ne do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Baza përmbush të gjitha kapacitetet dhe kushtet moderne si të gjitha bazat e tjera të NATO-s”, tha Balluku.