A do të sulmojë dhe pse Putini futi në veprim armët bërthamore?

The Economist

Ndërsa Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës në orët e para të mëngjesi të 24 shkurtit, ai paralajmëroi Perëndimin të mos përfshihej.

“Kushdo që do të përpiqet të na pengojë, do të përballet me pasojat më të ashpra që keni parë ndonjëherë, tha ai.

Kjo deklaratë u interpretua si një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore. Më 27 shkurt, disa ditë pasi Putin kishte filluar luftën, Putin tregoi synimet e qarta. Në një takim me Sergei Shoigu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneralin Valery Gerasimov, Putin akuzoi Perëndimin për “veprime ekonomike jo miqësore”.

Ai i referohej sanksioneve të shpallura gjatë ditëve të fundit, të cilat kërcënojnë të godasin ekonominë e Rusisë.

Por kjo nuk do të thotë se Putin po përgatit një sulm bërthamor.

“Njoftimi i tij mund të jetë kryesisht një mesazh politik për të na bërë përshtypje,” thotë Bruno Tertrais, një ekspert i armëve bërthamore në Fondacionin për Kërkime Strategjike, një institut në Paris.

“Nëse ai do të bëhej gati të përdorte armët bërthamore, ai nuk do ta tregonte publikisht.”

Qëllimi i Putinit është ndoshta të pengojë Perëndimin për mos ti dhënë mbështetje të mëtejshme Ukrainës, e cila deri më tani i ka rezistuar sulmeve tokësore ruse në disa objektiva, duke përfshirë Kievin, kryeqytetin, dhe më 27 shkurt, Kharkiv, qyteti i dytë më i madh.

Gjatë ditëve të fundit,  kjo mbështetje është rritur. Më 25 shkurt, Britania mbajti një konferencë me më shumë se 25 vende, duke përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, të cilët  ata u zotuan të vazhdojnë dërgimin e municioneve, dhe armëve në Ukrainë, shkruan abcnews.al

Një ditë më vonë edhe Gjermania, e cila më parë kishte refuzuar të dërgonte ndihma  dhe kishte bllokuar dërgimin e armëve të prodhimit gjerman nga të tjerët, tha se do të dërgonte armë për të mbështetur Ukrainën.

Gjermania tha se do të dërgonte 1000 armë antitank dhe 500 raketa anti-ajrore Stinger. Gjithashtu lejoi Holandën dhe Estoninë të dërgonin respektivisht granatahedhës dhe raketa. Të nesërmen, njoftoi një rritje të buxhetit në shpenzimet e mbrojtjes, me një fond special prej 100 miliardë euro.

Kjo ka nxitur reagimin e Putin për të vënë në gatishmëri armët bërthamore.

Në kohë paqeje, sistemi mendohet të jetë i paaftë për të dhënë urdhra lëshimi, sikur qarqet e tij të jenë të shkëputura, thotë Pavel Podvig, një ekspert për forcat bërthamore ruse në Institutin e Kombeve të Bashkuara. Por në momente krize, zyrtarët rusë mund ta “fusin sistemin në një gjendje pune, duke lidhur telat kështu që mjafton vetëm një udhër nga Putin, tha ai.

Por diçka e tillë nuk mund të kalojë pa u vënë re sepse përveç gjithë kësaj, kjo detyrë ushtarake mund të ketë nevojë edhe për përgatitje të tjera  të tilla si nëndetëset  bërthamore, të cilat sigurisht nuk mund të fshihen nga satelitet e Amerikës apo aleatëve të tjerë.

Rusia vlerësohet të ketë 1,588 armë bërthamore që ka vënë në gatishmëri dhe 2,889 në rezervë (Amerika ka përkatësisht 1,644 dhe 1,964). Megjithatë, “forcat e saj parandaluese” nuk janë vetëm ato bërthamore. Rusia konsideron parandalimin strategjik për të shtrirë forcat bërthamore dhe konvencionale, duke përfshirë raketa të tilla si Iskander të lëshuara nga toka,  Kalibr të lëshuara nga deti dhe Kh-101 dhe Kinzhal të lëshuara nga ajri.

Disa nga këto raketa kanë aftësi të dyfishta, që do të thotë se ato mund të mbajnë koka luftarake konvencionale dhe bërthamore. Madje disa prej tyre janë përdorur nga forcat ruse tashmë. Me 8 shkurt, Iskander mendohet se është përdorur gjatë valës së parë të sulmeve me raketa në Ukrainë.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se lëvizja e Putinit ishte e rrezikshme. Aleanca përfshin tre fuqi bërthamore – Amerikën, Britaninë dhe Francën. Përveç forcave të tyre strategjike, Amerika ka vendosur gjithashtu armë bërthamore “jostrategjike” në Europë, të cilat kanë rendiment më të ulët shpërthyes.

Këto mund të barten nga avionë belgë, gjermanë, italianë, holandezë dhe turq, me idenë që të sigurohet një gamë më e gjerë aleatesh për të parandaluar shpërthimet bërthamore. Forcat bërthamore perëndimore nuk kanë nevojë të jenë në gatishmëri më të lartë, sipas Tertrais. “Nuk ka asnjë arsye për përplasje,” thotë ai.

“Përkundrazi: ne duhet të tregohemi gjakftohtë dhe të tregojmë që Putin është ai që po humb durimin.”

Por rreziku që vjen nga keqkuptimet është më i lartë në kohë lufte. Dhe gatishmëria e Putin për të luajtur ”bixhoz” është vërtetuar të jetë më e madhe se sa është supozuar.

Jon Wolfsthal i Global Zero, një ish-zyrtar i kontrollit të armëve në administratën Obama, i kërkoi kryetarit të shtabit të përbashkët të Amerikës, oficerit më të lartë ushtarak të vendit, të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me ​​gjeneralin Gerasimov dhe ti kujtojë atij dhe kolegëve të tij, se çdo përdorim i armëve bërthamore “i bën ata përgjegjës sipas ligjeve të luftës”.

Në vitet 1950, Thomas Schelling, një ekonomist dhe strateg bërthamor, vuri në dukje se kërcënimet më të besueshme nuk ishin ato që premtonin një veprim të sigurt por ato që besonin te rastësitë./abcnews.al


Shtuar 28.02.2022 11:16