A do të propozoni emër për president? Berisha: Nuk merrem me provokimet e Ramës

Nga Shkodra, ku ndodhej për homazhet e masakrës së 2 Prillit, ish-kryeministri Sali berisha u pyet nëse opozita do të propozojë emrat e saj për president të vendit.

Berisha tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi kjo do t’i hapte rrugë që Rama të dërgonte kopjen e tij në presidencë.

“Unë nuk merrem me provokimet e Edi Ramës, nuk merrem unë me thashetheme. Ne nuk kemi një emër për të propozuar presidentin, të votosh kandidatin e Edi Ranës, do të thotë që të çosh në Kuvend kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë i del llahtari jonë, do ta mund siç e kam mundur edhe dy herë të tjera”, tha Berisha.


Shtuar 2.04.2022 11:02