Më 24 korrik Ilir Metës i mbaron mandati në krye të shtetit dhe tashmë kanë nisur edhe punimet e para për të gjetur një kandidat të radhës për këtë post. Një ndër emrat e shumtë që kanë nisur të qarkullojnë si kandidatë të mundshëm për të parin e shtetit është edhe princi trashëgimtar i fronit mbretëror Leka II.
Në media është aluduar se ai mund të ishte president i ardhshëm i vendit, ai vetë ka preferuar heshtjen dhe për shumëkënd është marrë si një dëshirë e tij për të pranuar postin.
Por kjo nënkupton heqjen dorë nga ëndrra mbretërore. A do ta pranonte këtë pakt prind Leka. Agjenti “Piranjat” e pyeti princin Leka, por nga trashëgimtari i fronit nuk morëm dot asnjë përgjigje./abcnews.al/