A do e organizojë ai Festivalin e Fundvitit në RTSH? Ardit Gjebrea reagon për herë të parë

Producenti Ardit Gjebrea, ka reaguar për thashethemet nëse është ai që do të organizojë Festivalin e fundvitit në RTSH.

Komentet ai i ka bërrë përmes një postimi në Instastory.

Arditi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë të jetë vetëm producent i festivalit “Kënga Magjike”.

“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO!”, ka shkruar Gjebrea dhe ka shtuar se aktualisht ka një tjetër prioritet.

“Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë, vajza e Arditit publikoi videoklipin e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, duke u pritur shumë mirë nga publiku./albeu.com/


Shtuar 30.10.2021 18:29