8 S-Class, Audi, ambulanca dhe “zinxhir” policie, dalin pamjet “e çmendura” të eskortës së Erdogan (VIDEO)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Kjo vizitë erdhi me ftesë të kryeministrit Rama për inaugurimin e shtëpive të ndërtuara me fondet turke në qytetin e Laçit.

Me ardhjen e Erdogan, një sërë rrugësh kyçe u bllokuan në kryeqytet, për të ofruar sigurinë sa më të lartë për presidentin.

Gjithashtu eskorta që shoqëronte Erdogan, ishte vërtet “e çmendur”, pasi pjesë e saj ishin një seri makinash policie, 8 Benza të tipit S-Clas, Audi dhe ambulanca.

Në total ishir 39 makina që e shoqëronin.

Rreth orës 17:00 presidenti turk pritet të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin shqiptar./albeu.com/


Shtuar 17.01.2022 16:24