62-vjeçari humb jetën në sy të familjes në një hotel në Golem, dyshimet e para

Një burrë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Golem ndërsa ndodhej në një dhomë hoteli.

Policia bën me dije se 62-vjeçari S.L ka humbur jetën në sy të familjarëve, dyshohet se shkak ka qenë ataku kardiak.

Njoftimi:

Më datë 21.04.2023, në një hotel në Golem, në prezencë të familjarëve, ka ndërruar jetë shtetasi S. L., 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 21.04.2023 21:42

Tags: , ,