Policia e Beratit ka nisur hetim ndaj 6 shtetasve të mitur të moshave 14 dhe 15 vjeç të cilët ishin futur në ambientet e një kopshti dhe kishin shkatërruar gjithçka për ta vjedhur.
“Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke shkatërruar ambientet e një kopshti me qëllim vjedhjen e sendeve të tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com