Një 52-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në Elbasan. Ajo ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet cilat kanë qenë shkaqet që e kanë çuar atë të ndërmarrë një veprim të tillë, por dyshohet depresioni.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.
Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.