5 vite burg? Benzema në gjyq pas skandalit seksual

Karim Benzema do të shkojë në gjyq pas përfshirjes së tij në shantazh ndaj ish-shokut të Kombëtares së Francës, Mathieu Valbuena, lidhur me rregjistrimet në një skandal seksual, thanë prokurorët.

Benzema do të dalë në gjyq nga 20 deri deri më 22 Tetor për akuzën e bashkëpunimit në përpjekje për të bërë shantazh, tha zyra e prokurorit të Versajës.

Ai sipas akuzës rrezikon deri në 5 vie burg, nëse do të shpallet fajtor nga gjykata.

 

Benzema nuk e ka pranuar akuzën. Sulmuesi i Real Madrid dyshohet të ketë bërë presion ndaj Valbuena në ngjarjen e ndodhur në vitin 2015, duke paguar një shantazhues të cilët kërcënuan të zbulonin një video intime në të cilën paraqitej Valbuena.

Benzema, sulmuesi talentuar francez i brezit të tij, është larguar nga ekipi kombëtar që nga nëntori 2015 për shkak të përfshirjes së tij si i dyshuar në skandal, pavarësisht se ka luajtur gjatë kësaj periudhe për Real Madrid.

Hetuesit që akuzuan Benzemën besojnë se atë vit ai afroi një mik të fëmijërisë për të vepruar si ndërmjetës dhe për të bindur Valbuena të merrej drejtpërdrejt me shantazhet. Në vend të kësaj, Valbuena informoi policinë.

 

 

Katër persona të tjerë do të gjykohen gjithashtu për këtë çështje.

Kur historia shpërtheu, Benzema u përball me një lumë kritikash dhe më pas kryeministri Manuel Valls tha se ai nuk kishte “vend” më për të në ekipin kombëtar.

Benzema, i cili është me origjinë algjeriane, kuk ka pasur marrëdhënie të mira as me trajnerin e Francës Didier Deschamps. Ai e akuzoi Deschamps për sjellje raciste kur trajneri nuk e përfshiu atë në skuadër gjatë finaleve të Kampionatin Evropian 2016.

Benzema luajti 81 ndeshje me Francën dhe shënoi 27 gola./noa

Shtuar 30.03.2021 05:03