Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 77 raste pozitive me COVID-19 dhe 5 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjithashtu janë shëruar 696 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 152.758. Janë 4176 raste aktive.
Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në total janë administruar 1.274.156 doza./albeu.com