4-vjeçarja gjendet e vetme tek liqeni, policia kërkon ndihmë për t’i gjetur prindërit (FOTO)

Një e mitur 4-vjeçe është gjetur e pashoqëruar në kodrat e Liqenit Artificial. 4-vjeçarja e 1uajtur Merkel tashmë ndodhet në Komisariatin numër një në Tiranë.

Policia ka bërë publike foton e fëmijës dhe fton qytetarët të japin informacion nëse njohin prindërit e 4-vjeçares.

Njoftimi: 

Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.


Shtuar 15.03.2023 19:46

Tags: , ,