4 shtetas në pritë qëlluan mbi 15 plumba mbi të riun, detajet e vrasjes mafioze në Vlorë

Mbrëmjen e kaluar Vlora u trondit nga një atentat ku ndërroi jetë shtetasi Delion Troqes pas një ekzekutimi me armë zjarri.

Ndërkohë që mësohet se për këtë atentat janë shoqëruar në polici rreth 20 shtetas, mësohet se atentati ndaj të riut ka qënë i mirëorganizuar.

Dyshohet se të paktën katër persona kanë marrë pjesë në vrasjen e 38-vjeçarit, ku tre kanë qenë në automjetin me të cilin bënë ekzekutimin dhe nje tjetër person i ka pritur ato në “Sherishtë”, ku edhe i ka larguar nga aty pas djegies së automjetit tip “Audi”, targat e së cilit rezultojnë të vjedhura.

Por cilat janë pistat e ekzekutimit mafioz të Troqes:

Pista e parë lidhet me prishjen e pazareve të drogës, pasi ai kishte vetëm 2 javë që ishte kthyer nga Spanja, ku grupi hetimor ka dyshime se atje viktima ka ushtruar edhe aktivitetin e paligjshëm.

Pista e dytë lidhet me një hakmarrjen pasi viktima ishte i afërm i Elvis Troqes, person ky i zhdukur në korrik 2018-ës.

Burimet bëjnë  me dije se dhe vetë viktimës, Delion Troqes, i është gjetur një armë zjarri.

38-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi, dhe 15 plumba kanë përshkruar trupin e tij, ku fatal ka qënë një plumb i marrë në kokë.

Armët e gjetura në makinën tip “Audi”, që autorët dogjën pas krimit, janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, por sipas burimeve nga grupi hetimor ato janë shkrumbuar tërësisht, duke mos lënë asnjë provë që mund të ndihmojë hetuesit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.05.2021 09:08