Një 33-vjeçar ka humbur jetën në Napoli, pasi u qëllua me armë zjarri ndërsa po lëvizte me skuter në zonën e Porta Capuanës.
Të lidhura
None found
Pas sinjalizimeve për të shtëna, sipas autoriteteve italiane, punonjësit e Policisë së Shtetit shkuan në vendin e ngjarjes rreth orës 01:00 të mëngjesit.
I riu i plagosur u nis me urgjencë drejt Spitalit Pellegrini, por plagët rezultuan fatale dhe ai ndërroi jetë gjatë rrugës.
Corriere del Mezzogiorno raporton se viktima është identifikuar si Alessandro Grivano.
Ndërkohë, autoritetet kanë hapur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si edhe për të përcaktuar autorët dhe motivin e sulmit.
