30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve, DASH: Yuri Kim përmend Bidenin dhe jep mesazhin e koduar

Me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve nuk kanë munguar as mesazhet nga ana e politikanëve dhe udhëheqësve  shqiptarë, por edhe nga ata përtej Atlantikut.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, e cilëson si një zgjedhje strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë partneritetin me SHBA.

“Sot ne shënojmë 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjeve diplomatike SHBA-Shqipëri. Ne festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar. Ne shpresojmë se çfarë mund të arrijmë së bashku duke shkuar përpara”, ka thënë ai.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Tëitter, amabasaroja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se me rivendosjen e marrëdhënieve, kemi rilidhur zyrtarisht njerëzit e dy vendeve tona.

Kim ka kujtuar edhe një deklaratë të sekretarit të SHBA-së James Baker kur ka vizituar Shqipërinë në 1991 “ Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, duke e mbështetur atë dhe duke thënë se do të jetë gjithmonë e vërtet.

“Më 15 Mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet, duke rilidhur zyrtarisht njerëzit e dy vendeve tona. Kur Sekretari i Shtetit Baker erdhi në Shqipëri, ai deklaroi: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne!” Kjo deklaratë mbetet e vërtetë sot. Do të jetë gjithmonë e vërtetë. Gëzuar!”, ishte mesazhi i Kim, i cili mbart me vetvete një mesazh për politikën shqiptare tejet të trazuar.

Më tej, Kim ka bërë një postim tjetër duke shpërndarë si dhe Antony J. Blinken dhe Lloyd J. Austin III, sekretari i Mbrojtjes në prag të vizitës së tyre në Japoni dhe Korenë e Jugut.

“Siç ka thënë presidenti Biden, bota është në një pikë kthese. Ne do të punojmë me miqtë dhe aleatët tanë – përfshirë Shqipërinë, për të mbrojtur dhe promovuar rregullat, vlerat dhe institucionet që pësojnë sigurinë dhe prosperitetin tonë të përbashkët. Ajo që ndodh në Indo-Paqësor ka rëndësi edhe këtu”, shkruan Kim.


Shtuar 15.03.2021 15:45