Disa shenja astrologjike do ta mbyllin më së miri fundvitin duke fituar “lotarinë” në dashuri. Ja cilat janë ato.
Luani
Miq luanë, nëse keni dikë në mendje e sidomos në zemër, shumë shpejt gjërat do të realizohen. Kupidi do jetë në anën tuaj këtë fundvit dhe do iu lumturojë. Në këtë mënyrë viti i ri do të fillojë më bukur në planin emocional, pasi një histori e bukur do fillojë të shkruhet më shpejt nga sa mendoni.
Bricjapi
Të gjithë planetët do bëhen bashkë këtë periudhë dhe do iu ndihmojnë në planin sentimental ju bricjapëve. Zemra do fillojë të rrahë shumë shpejt, prandaj pranoni çdo propozim që do t’iu bëhet për të dalë. Diku do jetë personi që do t’iu zbukurojë jetën. Ka mundësi që dashuria e madhe të ndodhë për Krishtlindje ose shumë pranë asaj dite.
Virgjëresha
Ju virgjëreshat do i kaloni festat tërësisht ndryshe. Arsyeja? Fillimi i një historie të bukur dashurie. Më në fund do gjeni personin i cili do iu bëjë të ndieni “fluturat në bark”. Historia që do nisni do jetë afatgjatë, mos e harroni.