3 ditë para zgjedhjeve, shtohen masat në pikat kufitare

Masat në pikat kufitare janë përforcuar me ardhjen e zgjedhjeve.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Eduart Merkaj nga Kakavija ka deklaruar se se policia do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë kohës, gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Ai njoftoi se do ketë përforcim të masave në kufirin e gjelbër të penguar çdo tentativë të elementëve kriminalë.

“Shtim i masave të policisë kufitare gjatë zgjedhjeve. Kontrolle në pikën e hyrjes dhe masave të marra në kufirin e gjelbër që shihet si më me risk nga policia kufitare pasi elementë kriminale mund të kryejnë vepra penale në kufi.

Policia është në gatishmëri, policët do të jenë në qendra votimi, do t’i marrin në mbrojtje dhe më pas do të shoqërojnë materialet”, tha Merkaj.


Shtuar 22.04.2021 12:45