3 ditë nga zgjedhjet, Kim e shqetësuar: Kapni autorët në Elbasan, askush mbi ligjin!

Vetëm pak minuta më parë u mbyll takimi i rëndësishëm i ambasadorëve Kim dhe Soreca në KQZ.

Pas takimit ambasadorët dolën në konferencë për mediat ku folën në lidhje me procesin zgjedhore, incidentet dhe votimi që mbahet më 25 Prill.

“Të gjithë jemi të shqetësuar pas lajmeve të asaj që ka ndodhur dje. Është e rëndësishme që të kapen të gjithë shkelësit, nuk ka trajtime të veçanta për askënd. Askush nuk është mbi ligjin…”- tha ndër të tjera Kim.

Deklarata e Yuri Kim:

Kemi ardhur këtu për të falenderuar komisionerin Celibashi dhe grupin e tij. U informuam për zgjedhjet e 25 prillit. Është e rëndësishme që të jetë një proces i qetë zgjedhor. Ka një proces trandparent që tashmë është krijuar. Miqtë tuaj nga bashkësia kombëtare janë gjithashtu për tu siguruar për këtë proces.

Gjithashtu duhet theksuar fakti se ODIHR dhe ekpertët janë tashmë në vend. Unë do të jem pjesë e njërit prej ekipeve që kanë ardhur këtu për të vëzhguar zgjedhjet.

Ndërkombëtarët janë këtu për të monitoruar të gjithë procesin. Të gjithë jemi të shqetësuar pas lajmeve të asaj që ka ndodhur dje.

Është e rëndësishme që të kapen të gjithë shkelësit, nuk ka trajtime të veçanta për askënd. Askush nuk është mbi ligjin.  /albeu.com/

Shtuar 22.04.2021 03:04