Fshatin Koretishtë në Kosovë është tronditur pas ngjarjes së sotme, ku një i ri ka ndërruar jetë nga overdoza.
Sipas mediave 27-vjeçari Gëzim Orana rezulton se kishte kaluar në mbidozë së bashku me një familjarin e tij, por ky i fundit rezulton jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.
Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun nga Gjilani në një gjendje të tillë. Efektivët e policisë po hetojnë rrethanat e rastit në fjalë./albeu.com