Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, Balla: Turp i BE-së

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me deputetin e Bubdestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, i cili ndodhet në Tiranë, kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se brenda këtij viti BE duhet të marrë një vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Balla e cilëson Mosliberalizimin e vizave si turp të Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme se siç vepruam të gjithë në unison me Rusinë kështu duhet të qasemi të gjithë për sfidat e reja. Edhe Kosova dhe Bosnja duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më. Liberalizimi i vizave ka të bëjë me kredibilitetn e BE. Vonesa është një turp i BE, sa kohë që i vetmi mur i rrethuar me gardh me tela është Kosova. Krahas mbajtjes së konferencës së parë, BE të marrë vednimin që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE. Është turp, sepse kjo duhet të kishte ndodhur pesdë vite më parë. Kosova bëri gjithçka, ndryshoi edhe kufijtë e vet”, tha Balla./albeu.com