Një 23-vjeçar në Korçë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.
Fatmirësisht ngjarja e rëndë është shmangur dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 28.11.2021, rreth orës 14:20, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com/