“21 janari ende pa drejtësi”, Taulant Balla: SPAK të tërheqë dosjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediet lidhur me 21 janarin e vitit 2011. Ai bëri me dije se në prill të vitit 2021 ka paraqitur pranë Prokurorisë së Tiranës prova për vrajsen e protestuesve, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.

Teksa thekson se gjithmonë kanë qenë në krah të drejtësisë, Balla bën me dije se një provë e re materiale është publikuar së fundmi. Ai bën thirrje t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së 21 janarit.

Më 22 prill 2011 jam paraqitur pranë prokurorisë së Tiranës ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar.  Dosja penale për 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha.  Edhe pse u vërtetua se Bereta e Gardës së Republikës ka qëlluar dhe solli vrasjen e Faik Myrtajt është cilësuar nga gjykata pa autor.  Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë me besimin se i takon asaj që të bëjë drejtësi.  Më 20 janar 2021 policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj.

Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme.  Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës.  Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.  Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin. Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”, tha Taulant Balla.

/Albeu.com/


Shtuar 22.01.2023 13:31