Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, 2Ton dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor, të cilin e kanë titulluar “Pija”.
Teksti është krijuar nga vetë ata në bashkëpunim me Ghulon dhe Rron Kai, që njihen për bashkëpunime të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare.
Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është videoklipi, i cili ka sjellë një risi për tregun muzikor shqiptar.
I realizuar nga Endrit Ismajli, videoklipi është prodhuar tërësisht me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), duke i dhënë projektit një estetikë vizuale futuristike dhe ndryshe nga çdo gjë që publiku është mësuar të shohë deri tani.
“Pija” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale dhe platforma muzikore, ku fansat kanë përgëzuar jo vetëm melodinë e kapshme dhe interpretimin e fuqishëm të artistëve, por edhe vizualet unike të klipit.
Me këtë projekt, Dafina Zeqiri dhe 2Ton konfirmojnë edhe njëherë pozicionin e tyre si artistë që guxojnë të eksperimentojnë dhe të sjellin risi, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe artistike.
Kënga duhet theksuar se është pjesë e albumit të ri të 2 Ton, “Aura”.