Vendi u trondit sërish nga një tjetër vrasje, kësaj here në Tuz të Malit të Zi.
Ilir Gjokaj shkoi në banesën e ish-partneres së tij, 19-vjeçares Shejla Bakija, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.
E reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh ishte ndarë nga ai, duke u zhvendosur në shtëpinë e prindërve të saj.
Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Enisa, ka treguar në rrjete sociale se Sheila ka qenë kushërira e saj.
Në një postim të ndjerë, ajo shkruan:
“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë post tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”
View this post on Instagram