Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Kinostudios ku është plagosur një kalimtare, 30-vjeçare.
Mësohet se e plagosura, identiteti i saj ende nuk dihet është në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Këmbësorja 30vjeçare është shtatzënë, ndërkohë dyshohet se aksidenti i frikshëm i ka dëmtuar asaj njërën këmbë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/\