19 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.667 testime dhe janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur edhe 9 pacientë të shëruar dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 155.901 pacientë me koronavirus, ndërsa prej tyre 150.168 janë shëruar dhe 5.487 kanë humbur jetën.

Momentalisht ka 246 raste aktive me Covid-19./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 14:18