Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka njoftuar se ka humbur kontaktin me anijen kozmike Voyager 2.
Sipas NASA-s, kontrollorët e fluturimit dërguan pa dashje komandën e gabuar më shumë se një javë më parë, duke bërë që antena e saj të zhvendoset dhe të humbasë kontaktin.
Siç njoftoi dje NASA, antena e saj në Canberra ishte vënë në alarm për çdo sinjal të humbur nga anija kozmike, e cila është 19 miliardë kilometra nga Toka.
Siç bëhet e ditur, një distancë të tillë duhen më shumë se 18 orë që një sinjal nga Voyager të arrijë planetin tonë.
Javën e ardhshme, antena në Canberra, pjesë e rrjetit të hapësirës së thellë të NASA-s, do të “bombardojë” zonën e Voyager 2 me komandën e duhur, me shpresën se do të gjejë një objektiv dhe do të rifitojë komunikimin.
Voyager 2 u lëshua në 1977, vetëm 16 ditë pasi Voyager 1 u lëshua për të studiuar sistemin e jashtëm diellor. Fillimisht ishte planifikuar të udhëtonte për pesë vjet me fokus në studimin e Jupiterit dhe Saturnit, por gjatë rrugës shkoi më tej se sa pritej. Misioni i saj, i cili ka zgjatur 41 vjet, është më i gjati në historinë e NASA-s.
Çdo Voyager është një lajmëtar i Tokës, duke mbajtur një disk të artë tingujsh, imazhesh dhe mesazhesh nga planeti ynë. Ndoshta këto kapsula kohore do të vazhdojnë të ekzistojnë shumë më gjatë se vetë qytetërimi njerëzor./albeu.com