17 raste dhe asnjë humbje jete nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 16 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 35 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859. Në total numri i rasteve aktive është 263.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës. Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.