DETAJET/ Plagosja e ish-funksionarit të PS te lokali i NOIZYT, pistat ku po heton policia dhe lëvizjet e autorit ditën e ngjarjes

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja e Ardit Kërtushës, ish-kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar të PS në Durrës.

Ngjarja në fjalë ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar, në lokalin e Noizyt në zonën e Currilave.

Sipas burimeve nga policia, ka disa pisa ku po heton, por ende asnjë person të shoqëruar për ngjarjen.

Ndonëse një person është identifikuar përmes fotove, që mendohet se është autori, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Bëhet me dije se policia ka disa pista ku po heton, që nga një konflikt pronësie. Po ashtu policia po heton edhe te fakti se Kërtusha ka qenë pedagog i jashtëm dhe nuk përjashtohet konflikti me ndonjë student.

Autori

Nga pamjet u pa se autori kishte veshur një palë pantallona të shkurtra atlete, bluze të kuqe të markës “Adidas” dhe në kokë mbante kapele dhe në fytyrë maskë anti-Covid dhe syze dielli. Ndërsa në shpinë mbante një çantë sportive, ku mendohet që mbante edhe dy pistoletat që përdori në plagosjen e 31-vjeçarit Ardit Kërtusha. Burime policore thanë se autori, ka dyshime se ishte kamufluar me atë veshje, në mënyrë të tillë që të shmangeshin dyshimet. Ai mendohet se atë ditë ka bërë plazh në zonën e Currilave, dhe ka ndjekur Kërtushën në lokal dhe më pas e ka sulmuar.