12-vjeçari i zhdukur prej dy ditësh, babai vë alarmin: Po e përdorin për të vjedhur!

Ende  nuk është gjetur i mituri i zhdukur në Tiranë, i cili prej ditës së diel është shpallur i zhdukur nga familja e tij.

Gazmend Tanushi, babai i 12-vjecarit ka deklaruar se së fundmi dikush e ka marrë në telefon dhe i kanë thënë se djalin e përdorin për të vjedhur.

Ai është shprehur se kanë qenë të shumtë personat të cilët e kanë telefonuar dhe i kanë dhënë adresa të ndryshme për vendodhjen e djalit të tij të mitur.Tanushi i ka bërë thirrje policisë së shtetit të shpallin në kërkim të birin.

Deklarata pas zhdukjes së 12-vjecarit:

“Unë isha në punë, djali ka ikur dje (e diel)  nga ora 10 dhe nuk erdhi. Nuk kam mundur ta gjej dhe pastaj kam shkuar në polici. Në rajon janë vënë forcat në lëvizje. Ai lëviz me biçikletë të kuqe. Djali mban veshur një bluzë jeshile dhe tuta të shkurta të zeza, e shpaka. Është larguar edhe herë të tjera, po jo si këtë herë, ka ardhur sërish.

E kanë parë mbrëmë te Ringu dhe më kanë telefonuar dhe me kanë thënë se e kanë parë atje.  Kam merak mos ka pësuar ndonjë aksident, as nga spitali nuk kemi lajm. Bëj apel që të më ndihmojnë të gjej djalin”, u shpreh babai i 12 vjeçarit Gazmend Tanushi.

Ai bën apel që kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin e vënë në dispozicion: 0683098367 /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.07.2021 10:34