Një furgon me 25 migrantë është përplasur me 4 gusht në Teksas të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona dhe duke plagosur disa të tjerë, kanë thënë autoritetet.
Sherifi i qarkut Brooks, Urbino Martinez, ka thënë se furgoni ka qenë i mbingarkuar dhe në shpejtësi të madhe kur vozitësi ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Martinez ka thënë se beson që të gjithë pasagjerët kanë qenë migrantë.
Rreshteri Nathan Brandley nga Departamenti për Siguri Publike në Teksas ka konfirmuar se 11 persona janë të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth 80 koilometra në veri të McAllen, një pikë e madhe kufitare në mes të SHBA-së dhë Meksikës.
Së fundmi është raportuar për rritje të numrit të personave që mëtojnë ta kalojnë kufirin ilegalisht, dhe zyrtarët kanë raportuar edhe për rritje të numrit të aksidenteve që përfshijnë makina me migrantë./REL