Një ton kokainë e fshehur në kontejnerë me banane është kapur së fundmi në Turqi. Sipas ministrit turk të tregtisë, Mehmet Musa kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.
Kokaina u kap në portin e Mersinit, në jug të Turqisë, në një anije të regjistruar në Liberi, e cila mbërriti në atë port nga Ekuadori, thuhet në njoftimin e zyrës së guvernatorit të Mersin.
Oficerët e doganave filluan operacionin pas një raporti se një anije që lundronte nga Ekuadori mbante një ton kokainë, shtoi deklarata.
Droga u shpërnda në 1000 pako të vendosura në kontejnerë me banane, raporton Hurriyet.
Vitin e kaluar, një sasi rekord narkotikësh u kap si pjesë e operacioneve anti-drogë në Turqi dhe u arrestua numri më i madh i të dyshuarve për trafik droge.